Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Korçë, ku u takua me demokratët në kuadër të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike.
Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe marrëdhënies së tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Berisha tha se Rama e Vuçiç i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në “Facebook”.
“Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Është fakt real. Kemi edhe mafien e Xhorxh Soros…por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Do të qëndrojmë si lëvizje e fuqishme që do të bëjë bashkë çdo shqiptar”,-tha Berisha.