Drejtuesit e mjeteve do të duhet të shtojnë kujdesin në makinë pas 1 qershorit, pasi mund të përfundojnë në autoshkollë.
Drejtoria e Rrugëve propozon rikthimin në kurs, nëse shoferët humbasin të gjitha pikët e lejes së drejtimit.
Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës, e mandej të japin provimin teorik dhe testin praktik.
E reja tjetër e udhëzimit, lidhet me biznesin e autoshkollave. Çmimet për kursantin do t’i vendosë çdo vit Drejtoria e Rrugëve dhe ato nuk mund t’i marrin kursantit më shumë lekë se shuma e përcaktuar.
Edhe materialet didaktike, manualet e përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, do të unifikohen në vlerë.
Ndryshimet që propozohen synojnë të imitojnë modelet e Bashkimit Europian, të ndërgjegjësojnë drejtuesit e makinave, si dhe të rregullojnë tregun e autoshkollave.