Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe 76 vjec, që jetojnë në Ujë të Ftohtë në qytetin e Vlorës.Shqetësimi i tyre lidhet më një ndërtim, që po bëhet buzë banesës së tyre,për shkak të të cilit, kanë mbetur pa rrugë kalimi.Ky investim po bëhet pranë ish-puseve të naftës, që në kohën e italianëve.Të izoluar prej më shumë se dy javësh dhe të rrezikuar nga humnera e hapur para banesës, “Stop” bëri që me prezencën e tij, firma e ndërtimit, Elda Vl, të hapë menjëherë një rrugë të përkohshme, që ata të kalojnë dhe me përfundimin e investimit, do të ndërtojë një rrugë, që do t’i shërbejë gjithë lagjes.
Këtë fundjavë administrata nis sërish pushimet, për shkak edhe të Festës së Bajramit dhe 1 majit.Ne kemi pyetur qytetarët për pushimet e administratës dhe shumë prej tyre thonë, se gati gjysma e vitit, punonjësve të shtetit u shkon pushime. Shumë prej të intervistuarve, që punojnë në sektorin privat, shprehen me humor, se i kanë zili kolegët e tyre, që i shkoi jeta pushime.
Në 5 prill 2022 ishim në Korcë, në ish-konviktin e ndërtimit, ku ishin strehuar familje të pastreha dhe jetimë.Mes tyre banonte edhe një 63 vjecar i vetmuar, Beqir Andrea,i cili për shkak të gangrenës kishte prerë një këmbë. Pasi e mbajtën një muaj në spital,e kthyen në godinën e konviktit, pa njeri që të kujdesej për të. Fatkeqësisht i sëmuri ndërroi jetë, megjithëse emisioni “Stop” kishte organizuar gjithë sistemimin e tij. “Stop” iu drejtua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korcë, për t’i dorëzuar një kallzim, duke kërkuar fillimin e hetimeve për Shërbimin Social, si dhe stafin mjeksor, për mjekim të pakujdesshëm.
Rohelia është vetëm 4 vjeç dhe vuan nga mungesa e oksigjenit në tru. Ajo prej lindjes nuk e ka të zhvilluar trurin.Duke qënë binjake me motrën e saj, Rohelia fatkeqësisht nuk është zhvilluar siç duhet.Kurimin e saj, prindërit e kanë siguruar në Itali, po shpenzimet janë shumë të larta. Ata kërkojnë ndihmën e të gjithë shqiptarëve, për të mundësuar kurimin e kushtueshëm. Shuma, që duhet është 20 mijë dollarë, ndaj emisioni “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” kanë nisur sensibilizimin për shpëtimin e jetës së vogëlushes Rohelia.