“Hajdeni se e vrava”, tronditëse në Itali, djali rreh për vdekje nënën e tij, më pas njofton policinë

ITALI

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Aicurzio të Italisë, ku një grua 58-vjeçare, Fabiola Colnaghi, u godit me shkelma dhe grusht për vdekje nga djali i saj 24-vjeçar, Davide Garzia, pas një sherri.

Ka qenë vetë 24-vjeçari që ka lajmëruar 112 duke rrëfyer krimin. Të dy jetonin së bashku ndërsa burri i saj kishte kohë që kishte vdekur. I riu ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga hetuesit.

Mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa edhe fqinjët e kanë pohuar këtë fakt.

Do të jetë e nevojshme autopsia për të konstatuar shkaqet e vdekjes së gruas. Sipas mediave italiane gruaja fillimisht u godit me grusht në fytyrë dhe më pas ra në tokë. Por djali i saj nuk e mbylli me kaq pasi dyshohet se e ka goditur atë derisa ka ndërruar jetë.

Të Fundit