Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se armatosja e Serbisë, është shprehje e frikës së saj se mund të mbetet e vetmuar.
Kurti thotë se Serbia ndodhet në panik, megjithatë armatosja e vazhdueshme e saj mbetet rrezik për Kosovën dhe rajonin, raporton Kosova Press.
“Ajo po përpiqet të forcohet për vete, sepse ndoshta mund të mbetet e vetmuar. Pra, armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe për Republikën e Kosovës, mirëpo në anën tjetër është shprehje e frikës së tyre se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur po duket që nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç janë mësuar”, tha Kurti në një deklaratë për mediat.