Një 19-vjeçare më inicialet S.G., është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një vajzë të mitur 16 vjeçe.
Policia bën me dije se 19-vjeçarja është vënë nën hetim për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasen S. G., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka rrahur dhe ka kanosur një shtetase 16 vjeçe”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale