Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 61-vjeçarin Jani Kallajxhi, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij 8 vjeçe.
Në seancën e mbajtur për caktimin e masës së sigurisë 61-vjeçari ka mohuar akuzat para trupit gjykues.
Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. “Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur 61-vjeçari.
Çështja e ngacmimit të vajzës 8 vjeçe do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.
Kallajxhi u arrestua të premten e javës që kaloi dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.