Përmes një postimi në Twitter, ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shkruan se provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus.
Xhaçka thotë se Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe të hetohen ashtu siç duhet.
1/2Appalled by the evidence of 🇷🇺 army atrocities coming out of🇺🇦.The images of dead civilians littering the streets of liberated🇺🇦cities,the doc. stories of rape&the shocking destruction of entire towns are the clearest indictment yet of the true criminal nature of 🇷🇺regime. pic.twitter.com/haO44yORkQ
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) April 3, 2022
“Të tmerruar nga provat mizore të ushtrisë ruse në Ukrainë.
Imazhet e civilëve të vdekur, burra, gra dhe fëmijë, të hedhur në rrugët e qyteteve të çliruara të Ukrainës, historitë e dokumentuara të përdhunimeve dhe shkatërrimeve tronditëse të qyteteve të tëra, janë padia më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus. Bota duhet të veprojë! Si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Grupit të Miqësisë për Përgjegjshmërinë në Ukrainë, Shqipëria do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet”, ka shkruar Xhaçka./tvklan.al