Natën ndërmjet të shtunës 26 mars dhe të dielës, 27 mars 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.
Prandaj, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Pra kjo do të thotë se do të flini pak më pak.
Ndryshimi i orës do të bëhet në orën 2:00 të mëngjesit, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndërprisni gjumin. Orët e dorës klasike dhe të gjitha orët analoge në përgjithësi mund të rregullohen të shtunën në mbrëmje.
Siç kemi mësuar prej kohësh, është shumë më thjeshtë për telefonat tanë, orët inteligjente, PC-të dhe tabletat, të cilat do të përditësohen automatikisht pa pasur nevojë për ndërhyrje të jashtme.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.