Keqtrajtoi macen derisa ngordhi, në kërkim 58 vjeçari i dënuar më parë për vrasje

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregonte keqtrajtimin e një maceje.

Përmes pamjeve të siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur një 58 vjeçar i identifikuar si Vlash Marku godet me këmbë macen në kokë derisa ajo ngordh.

Policia është vënë në ndjekje të këtij autori i cili ndër të tjera mësohet se në 2007 ishte dënuar për vrasje.

“ Në lidhje me një video të postuar në portale, për keqtrajtimin e një kafshe, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, të shtetasit:

– Vlash Marku., 58 vjeç, banues në fshatin Prush, i dënuar më parë për vrasje’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit