Aplikacioni Starlink i Elon Musk – i cili u lejon njerëzve akses në një shërbim interneti të bazuar në satelit është bërë më i shkarkuar në Ukrainë.
CEO i SpaceX ofroi këtë shërbim pasi presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën muajin e kaluar.
Që atëherë, shifrat tregojnë se aplikacioni është shkarkuar pothuajse 100,000 herë në Ukrainë, ndërsa shkarkimet në rang global janë trefishuar në dy javët e fundit.
Sensor Toëer, një firmë që ofron të dhëna të App Store dhe Google Play, tha se aplikacioni u shkarkua 21,000 herë globalisht në të dy dyqanet të dielën.
Kujtojmë se dy ditë më parë Musk, ka sfiduar presidentin rus Putin për një luftë tek për tek.
Musk sfidoi Putinin në një luftë me aksione që ishte Ukraina.
“Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkroi ai në Twitter, duke përdorur alfabetet ruse për të shqiptuar emrin e Vladimir Putin.
“Aksionet janë Ukraina”, shkroi Elon Musk, duke treguar se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë.