Gazetari Baton Haxhiu tha gjatë një ndërhyrjeje në “Opinion” se protesta për çmimet që po ndodh në Tiranë është neveritëse dhe jashtë kohës. Ai tha se protesutesit po e ofendojnë Shqipërinë në një kohë, kur një vend me 40 milionë banorë po shkatërrohet.
“Çfarë po bëjnë protestuesit? Po ofendojnë Shqipërinë në këtë moment. Të shkatërrohet një vend me 40 milionë dhe mos me pas dhembshuri për dhimbjen dhe vrasjen. Unë e kam problem me ndërgjegjen. Ça lidhje kanë çmimet? E di çfarë do të ndodhte nëse lufta zgjat? E di çfarë do të ndodhë me taksat, me mirëqenieën? Me paret që kanë njerëzit dhe nuk dinë çfarë të blejnë… Ky është luksi i protestës së pakuptimtë. Protesta është neveritëse, është jashtë kohës, jashtë momentit. Është dhimbje per mu ajo që po bëjnë qytetarët shqiptarë. Kjo do ta kishte dinjitetin kur liria në Ukrainë dhe taksat tona do të jenë pjesë e përplasjes me qeverinë.
Fjalimet që kam dëgjuar në protestë janë turp. Ka racizëm brenda, ka paqartësi brenda. Protesta duhet me pas qëllim. Nuk duhet me na turpëru para botës”, tha Haxhiu.