Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”. A
ta tashme kane lene sheshin perballe kryeministrise dhe jane shperndare ne rruget e Tiranes duke u kerkuar drejtuesve te mjeteve te fikin makinat. Ata jane ndalir ne rrugen e Durresit ku kordoni policor ka bllokuar hyrjen e saj. Nderkohe qe te gjitha makinat ne kete rruge jane fikur ne shenje proteste nga drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.