Ka nisur protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve.
Qytetarë të shumtë me pankarta në duar janë mbledhur në ambientet e jashtme të kryeministrisë.
Ata kërkojnë nga qeveria marrjen e një pakete masash në ndihmë të qytetarëve për të përballuar rritjen e çmimeve në vend.