Kryeministrti Edi Rama ka komentuar rritjen drastike të çmimit të karburantit në vend. Ari i zi tregtohet sot në vend me 230 lekë për litër.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur komentit të një qytetari në Facebook, i cili i kërkon të marrë masa, si ajo e heqjes së taksës së karburantit, ndërsa i kujton çmimet në vendet e rajonit.
Rama ndër të tjera, përgjigjet se Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit dhe në vendi tonë është brenda çmimit. Kryeministri i kujton qytetarit gjithashtu, luftën, ndërsa thotë se duhet shtrënguar dhembët e ecur përpara.
Po energjinë elektrike ta rrisim siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajmë pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka një fije logjike e gjitha dhe po e përsëris edhe tjetrën, Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit qe ne e kemi në çmim! Por mbi të gjitha është kohë lufte prej vërteti, prandaj duhen shtrënguar dhembet e ecur përpara, duke i lënë për ca me vonë ankesat sikur asgjë s’ka ndodhur!’, shkruan Rama.