Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Sarandës, për problemin e 4 policëve, të cilët u trajtuan si të pastrehë në vitin 2002 nga Komisariati dhe Ministria e Rendit Publik me një objekt në pronësi të saj. Por në mënyrë arbitrare këtë objekt e ka marrë një person tjetër, Mezan Piro, pa qenë fare pjesë e policisë. Ish-shefi i komisariatit të asaj kohe, Arian Maloku,tregon procedurën e ndjekur dhe shpeh habinë, sesi objektin e ka marrë një person, që nuk ka qenë pjesë e policisë.Për më tepër objekti nuk ishte në pronësi të bashkisë Sarandë.Në gjithë këtë shkelje janë bërë palë Këshilli bashkiak i Sarandës, bashkia e këtij qyteti dhe gjyqtari Elidon Papazizi, për një objekt, që i takon bashkisë, por Ministrisë së rendit të asaj kohe.Kryetari i Këshillit Bashkiak në kohën e lidhjes së kontratës, Asaf Stroka, nxjerr justifikimin, se nuk kishin, se cfarë t’i bënin gjykatës, pasi ishte ajo, që urdhëroi për këtë kontratë.
Sot nuk kishte seancë parlamentare, për shkak të asaj, që quhet java e gjelbër, ku deputetët zbresin në bazë.Ditën e djeshme, gjatë një takimi në Lushnje, në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit, kandidatja e këtij qyteti, thirri në takim kryeministrin Edi Rama, por në foltore u shfaq Ditmir Bushati. Gafë apo konspiracion?
Një qytetar i divorcuar ka dërguar në “Stop” video të dhunës barabare, që ish-gruaja e tij ushtron ndaj fëmijëve. Nëna, që ka marrë kujdestarinë e fëmijëve shfaqet në video,duke rrahur fëmijët fizikisht me duar dhe me shkop.