Ulja e rasteve me Covid, Komiteti i Ekspertëve ndryshon masat: Hiqet ora policore

TIRANË

Nisur nga raportimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me numrin e të prekurve me covid në vend, ku është vënë re një ulje e ndjeshme e tyre, Komiteti i Ekspertëve vendosi sot rishikimin e masave për parandalimin e pandemisë.

Në mbledhjen e zhvilluar mesditën e sotme, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi vendimiet e komitetit të Ekspertëve. Rakacolli tha se masat e vendosura do të vijojnë të mbeten në fuqi, me përjashtim të orës policore, e cila do të hiqet.

Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike. Niveli i masave vijon të mbetet i tillë:
Të infektuarit me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, dhe jo 10 ditë sic ishte më parë.
Vaksinimi është i këshillueshëm nga mosha 12 vjec për të gjithë fëmijët.
Për qytetarët që hyjnë në Shqipëri mbetet në fuqi paraqitja e vaksinës,
Në aeroporte do të vijojnë të lejohet të qëndrojnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, që do vijojnë të mbajnë maskën.
Maska do të mbahet në të gjitha ambjentet e mbyllura.
Në fuqi mbetet masa me 30 % të kapacitetit të hapësira ku zhvillohen grumbullime apo festa
Ora policore hiqet.” u shpreh Rakacolli.

Të Fundit