Kardiokirurgu Edvin Priftin, i cili u arrestua pak kohë më parë për korrupsion, tashmë ka mundësinë t’i kthehet profesionit.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për heqjen e masës “pezullim nga detyra”.
Ditën e sotme Gjykata vendosi që Prifti të të vijojë profesionin e kardiologut dhe tashmë ai rimerr të drejtën për të ushtruar këtë profesion.
Kërkesa për heqjen e masës u be pasi ka kaluar afati 1-vjeçar që nga koha kur ai është marrë nën hetim nga ana e SPAK-ut.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale SPAK, e akuzoi mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
SPAK disa kohë më parë e dërgoi vendimin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që mjeku të rikthehet prapa hekurave. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK për kthimin në burg të Edvin Priftit por as nuk e ktheu atë në detyrë.
Dy javë më vonë, mjeku ka bërë përsëri kërkesë për të veshur përparësen e bardhë, por Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar.