Në lidhje me zgjedhjet e 6 Marsit, kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës me gazetarët në SHBA se Lulzim Basha nuk do fitojë asgjë.
Me ironi Rama u shpreh se ai do vazhdojë t’i qëndrojë besnik profilit të tij të humbësit. “Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë asnjëherë në asnjë rast. Si ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik profilit të vet duke humbur përsëri”, tha Rama.
Një koment ai e pati edhe për aleancën mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. “Aleanca mes Berishës dhe Metës është në veprim dhe do intensifikohet në vijim sa më shumë. Të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”, u shpreh ai.