Pak ditë më parë ishim në Tropojë, Fierzë pasi qindra banorë të kësaj zone, denoncuan ndërtimin e një guroreje dhe fabrike asfalti në një zonë të banuar turistike disa metra afër rrugës, ujësjellësit dhe Lumit të Valbonës. Banorët thanë, se pronari i këtij biznesi është djali i xhaxhait të kryetarit të Bashkisë Rexhë Byberi.Kjo industri sjell dëm edhe për agroturizmin, që funksionon prej vitesh në këtë zonë, Adora.Pronari i saj, Paulo Gjoka tha, se kjo industri i sjell regres në biznesin e turizmit. “Stop” tregoi një tjetër detaj, që shton dyshimet për biznesin e gurores dhe asfaltit në Fierzë, falsifikimin e adresës së këtij biznesi.Në letra shkruhej, se do të ndërtohej në Luginën e Kolgecajve, kur në terren do të ndërtohet në Luginën e Fierzës.Pasi u largua grupi i xhirimit i “Stop”, të nesërmen Këshilli Bashkiak Tropojë miratoi me 11 vota ndërtimin e këtij biznesi. Emisioni “Stop” informoi institucionet përkatëse, për këtë projekt, Ministrinë e Infrastrukturës, të Mjedisit dhe Agjensinë Kombtare të Mjedisit.Në përgjigjen e kthyer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit thuhet, që ky aktivitet nuk lejohet të ndërtohet dhe nuk eshte pajisur me leje zhvillimore dhe mjedisi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]