Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me kryepeshkopin e ri të Tiranës dhe Durrësit Arian Dodaj.
Kim ka ndarë edhe një fotot në rrjetet sociale ku e uron për detyrën e re Dodajn.
“Ishte një nder të vizitoja Imzot Arian Dodaj për të përgëzuar emërimin e tij si Kryepeshkop në Tiranë-Durrës.
Zoti ju bekoftë me urtësi dhe guxim në detyrën tuaj”, shkruan ambasadorja Yuri Kim krahas fotos.
Dodaj mori detyrën e tij në muajin Janar në një meshë që u mbajt në Kishën Katolike në Tiranë ku u bënë bashkë disa figura të politikës nga Rama, Basha dhe presidenti Meta.