Gjykata e Tiranës këtë të premte ka dënuar me 21 vite burg ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë, për vrasjen e Azem Hajdarit.
Në vendimin e Gjykatës thuhet: “1.Deklarim fajtor i te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.
2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.
3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.
U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022”.
Azem Hajdari u vra me armë zjarri jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj tij kanë qenë të shumta.