Në tetor të vitit 2021 trasmetuam rastin e zotit Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz. Izmiri u akuzua nga shtetasja Adriana Berisha për përdhunim. Adriana pretendonte, se Izmiri abuzoi me të brenda në zyrën e tij, teksa kjo e fundit denonconte një ngjarje përdhunimi prej një personash.Sipas Adrianës, Izmiri e kishte cuar në banesë, ku kishte kryer marrëdhënie, dhe ajo mbeti shtatzënë dhe u detyrua të abortonte.Ngjarjë supozohej të kishte ndodhur në vitin 2015.Izmir Duraku, u arrestua më 5 qershor 2020 dhe u lirua të nesërmen, pasi nuk kishte prova për të. Por në 8 qershor 2020 ai u përjashtua me anë të një urdhri prej policisë, pikërisht për këtë vepër. Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë këtij punonjësi, ku ai paditi policinë për një vendim të padrejtë, por vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende. Izmiri ka mbetur pa punë dhe pa të ardhura në pritje të vendimit të Apelit Administrativ.Për këtë rast ministri Cuci ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano. Zëdhënsi i Ministrisë së Brendshme Ardi Bita tha, se problemi do të zgjidhet, sapo të dalë vendimi i Apelit.Në këto kushte iu drejtuam Gjykatës së Apelit Administrativ për përshpejtimin e shqyrtimit të cështjes së zotit Izmir Duraku.
Parlamenti u mblodh sot në seancën e rradhës për të diskutuar dhe votuar për zgjatjen e afatit të komisioneve të vettingut deri në vitin 2024. Nuk munguan debatet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. Kryeministri Ram takoi nënë Lizës dhe disa nga banorët e zonës “5 maji”. Ndërsa Berisha duke folur para gazetarëve tha, se “armiku më i keq është ai, që të rri pas shpine”.
Në tetor të vitit të kaluar transmetuam rastin e vajzës së vogël Eleni Skënderaj. Në 28 gusht 13 vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksidenti i rëndë i dëmtoi asaj organet jetësore, ndaj kishte nevojë për një seri ndërhyrjesh. Vetëm pak ditë pas apelit të “Stop”, u sigurua shuma prej 80 mijë dollarësh, që duhej për transportin me avion mjeksor dhe ndërhyrjet.Po si është sot gjendja e Elenit, pas ndërhyrjeve? Ne kemi shkuar në Klinikën Psiko Medikal Fizioterapi, pasi 13 vjecarja bën aty seancat e fizioterapisë.Eleni Skënderaj shprehet e lumtur, që ia doli asaj situate dhe falenderon emisionin “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”. Po kaq i lumtur është dhe babai i saj Edmond Skënderaj.Bela Allaraj, fizioterapiste, shpjegon, se ka besim, që për 4-5 muaj Eleni do të rehabilitohet plotësisht.