Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se çfarë do të bëjë pas përfundimit mandatit në Presidencë.
Meta tha në emisionin “Opinion”, se do të dëgjoj popullin e 2 marsit, teksa the me ironi se është si futbollisti Kristiano Ronaldo dhe se ka parametrat e një 18-vjeçari.
Në moshën 53-vjeçare do të dilni në pension në politik apo të do të rezistoni në politikë?
Jam si Kristiano Ronaldio dhe i kam parametrat për 18 vjeç. Ajo që unë do bëj është një përkushtim i jashtëzakonshëm ndaj popullit të Shqipërisë. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit.
Çfarë angazhimi do të merrini Meta?
Unë do të dëgjoj popullin e 2 marsit. Populli i 2 marsit shpëtoi Shqipërinë nga një gjë e rëndë që mund të ndodhte. Nëse ata do të çonin ligjet me betim të Lanës në Gjykatën Kueshtetuese do të shpërbëja Parlament, qeveri dhe çdo gjë. njeriut që ia thash un spiunoj direkt.