Një 32-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës pasi e dashura është ndarë me të.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku i riu u gjet i varur në një pemë në Markopoulo të Ilisë nga banorët e zonës.
Pak ditë më parë shqiptari kishte kërcënuar se do vetëvritej pasi e dashura nuk donte të ishte më me të.
Mësohet se gruaja ka refuzuar të vazhdojë lidhjen me 32-vjeçarin. Ka qenë ajo që ka kontaktuar autoritetet greke pas mesazhit që kishte marrë në celular, por ka qenë shumë vonë për të riun shqiptar.