Në nëntor të vitit 2020 kemi transmetuar rastin e zotit Shkumbin Miftari nga Prizreni. Ai ishte diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë për fizarmonikë, por iu mohua e drejta e punësimit si mësues i fizarmonikes në shkollën e muzikës në Prizren. Në vend të tij u fut një tjeter pa Master në shkelje të ligjit. Pas kësaj, Shkumbini mori pjesë në Kampionatin Botëror për Fizarmonikë, ku u rendit i 5-ti. Ne shkuam në Gjilan, ku ka një shkollë muzike dhe drejtori Kushtrim Jakupi, na kishte premtuar, se në shtator, Shkumbini do të punësohej në këtë shkollë.Nënkryetari i komunës Arbër Ismailaj, gjithashtu premtoi ta ndjekë me përparësi punësimin e Shkumbinit.Në fund takuam edhe Shkumbinin, të cilit i dhamë lajmin e shumëpritur.
Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre duke kërcyer e argëtuar me emisionin “Stop”. Më pas transmetojmë disa video argëtuese me kafshë. Një ari pi nga një shishe. Një qen luan me macen. Një mace pi qumësht te qeni.Një vajzë terheq zvarrë qenin e lidhur me litar, që është i vendosur të mos lëvizë. Janë këto disa ga videot, që shfaqen e komentohen në këtë pjesë të parë të emisionit në studion e “Stop”.
Bajram Dule me profesion specialist edukimi në IEVP Lushnje-Kosovë e Madhe tregon, se nuk është paguar për periudhën dhjetor 2020-prill 2021 për shërbimet drejt Elbasanit, ku merrte pjesë në seancat gjyqësore.Bëhet fjalë për 190 mijë lekë të vjetra, që tashmë si pensionist, i bëjnë punë. Bajrami thotë, se në këtë situatë vazhdojnë të punojnë edhe kolegët e tij, por ata kanë frikë të flasin, se mos humbin vendin e punës.Pasi emisioni “Stop” kërkoi zyrarisht shpjegime për këtë problem, përgjigja ishte, se do të ketë zgjidhje me celjen e buxhetit të vitit 2022.