Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme, pas një deklarate të presidentit Meta për mbajtjen e afërt të tyre. Edhe pse PD është në një situatë konfliktuale, Bardhi tha se ata anëtarë që kanë aptur qëllim dëmtimin e saj do e marrin përgjigjen.
“PD do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse ato anëtarë që janë përjashtuar apo pezulluar nga PD kanë pasur si qëllim pikërisht këtë për të dëmtuar interesin elektoral të PD, do të marrin përgjigjen e merituar”, u shpreh Bardhi.