Në një video të dërguar në emisionin “Stop”me 25 Dhjetor 2021,banorët shprehen se kanë lajmëruar autoritetet që mbrëmë në darkë dhe ende nuk është gjetur trupi i 48-vjeçares. Ata bëjnë thirrje për ndihmë, pasi i kanë provuar të gjitha mundësitë për t’u futur në shpellë.
Forcat RENEA kanë nxjerrë nga gryka e shpellës trupin e pajetë të 48-vjeçares Sh.H. në fshatin Meshqerraj të Malësi të Madhe.
Trupi i pajetë i gruas u gjet mëngjesin e kësaj të diele pas mbërritjes së forcave RENEA dhe FNSH-së me mjete të specializuara.
Në kushte shumë të vështira, shërbimet e policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte trupi i të ndjerës. Pas kërkimeve, gjetën viktimën dhe mundën ta nxirrnin.
Policia thotë se 48-vjeçarja dyshohet që të jetë hedhur vetë në shpellë.
Megjithatë hetimet vijojnë për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të sqaruar motivet.