Përmes një seri postimesh në “Twitter” të martën vonë, Bill Gates ka thënë se ka në plan të anulojë shumicën e planeve të tij të pushimeve dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “mund të hyjnë në pjesën më të keqe të pandemisë”.
Ai pohon se varianti Omicron po përhapet më shpejt se çdo virus tjetër në histori, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft tha se ka ende shumë të panjohura për këtë variant dhe pasojat e tij te njerëzit.
“Duhet ta marrim seriozisht derisa të dimë më shumë për të. Edhe nëse është vetëm gjysma më e rëndë se Delta, do të jetë rritja më e keqe që kemi parë deri më tani sepse është shumë infektive,”-tha Gates.
Gates tha gjithashtu pret që vala të zgjasë tre muaj në Shtetet e Bashkuara.
“Ata pak muaj mund të jenë të keq, por unë ende besoj se nëse marrim hapat e duhur, pandemia mund të përfundojë në vitin 2022”,-tha Gates.
“Njerëzit kanë të drejtë që janë të mërzitur për pabarazinë këtu,”-shkroi Gates.
Gates është shprehur shpesh kritik me qeveritë e shteteve të mëdha, që po magazinojnë vaksina për të siguruar dozat e treta për shtetasit e vet, ndërkohë që në shumë vende të varfra njerëzit nuk kanë marrë ende dozën e parë të vaksinës.