Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzim për qytetarët për festa sa më të sigurta përballët kërcënimit nga variantet e reja të COVID.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë udhëzon qytetarët të vaksinohen, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancën, kujdesi për higjienën dhe ambientin dhe të shmangin grumbullimet.
Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë:
1. Vaksinohu
2. Vendos maskën
3. Ruaj distancën
4. Kujdesu për higjienën
5. Ajros ambientin
6. Shmang grumbullimet.