Janë rreth 100 mjekë, infermierë dhe sanitare në qytetin e Korçës, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi thonë se nuk kanë marrë prej muajit maj pagesat e COVID.
Ata thonë i janë drejtuar edhe portalit ‘Shqipëria që Duam’, por sipas tyre, ky shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje deri më sot.
Punonjësit shëndetësorë nëpërmjet një peticioni i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë, që të paguhen ekstra me pesë mijë lekë mbi ditën e punës për periudhën nga muaji maj deri më tani.