Prokuroria e Bullgarisë i ka hedhur poshtë supozimet se zjarri në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, i aksidentuar 2 ditë më parë ka ardhur si pasojë e tubave me karburant shtesë.
Nga hetimet rezulton se janë gjetur 3 tuba me mbetje nafte, por nuk kanë qenë të mbushur dhe nuk janë përfshirë nga zjarri.
Dyshimi kryesor sipas prokurorisë, është gabim njerëzor dhe mungesa e sinjalistikës në rrugën ku ndodhi aksidenti.
Nga ana tjetër, Prokuroria bullgare tha se janë gjetur 44 trupa të pajetë në autobusin e aksidentuar 2 ditë më parë. Po hetohet çfarë ka ndodhur me personin e 52-të i cili nuk është mes të lënduarve, por as nuk është gjetur trupi.
Në autobusin e “Besa Trans” gjendeshin 52 pasagjerë prej të cilëve 45 mbetën të vdekur. Autobusi është përfshirë nga flakët menjëherë pas aksidentit dhe pasagjerët e kanë pasur të pamundur të dalin pasi dera kishte prekur parmakun. Ky është aksidenti më tragjik në historinë e Bullgarisë.
Mes viktimave janë 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë që u gjendën jetë të mbledhur nga nëna e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar nga flakët.