Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat pas emetimit të Eurobondit të ri 10-vjeçar, tha se borxhi i marrë do të përkthehet në investime. Gjithashtu sipas ministres, do të shënohet rritje në ekonomi dhe një aspekt pozitiv sipas saj, ka qenë interesi i madh i ëëve.
“Emetimi i Eurobondit ka rëndësi të madhe për likuidimin e financimit të nevojave të qeverisë për vitin 2021 dhe kryesisht për vitin 2022 dhe ka garanci të lartë për vendin tonë në tregjet ndërkombëtare. Gjatë javës së kaluar, vazhdojmë takimet me ëë. Interesi për Eurobondit është i lartë. Ata ofruan vlera që shkuan mbi 1 mld lekë. Interesi i ëëve të huaj konfirmoi interesin e fortë të tregjeve ndërkombëtare. Përpara daljes në Eurobond na u konfirmua vlerat dhe standardet që ishin edhe të më parshme. Dalja në tregje meriton një shpjegim më të thellë. Në muajt në vijim parashikohet që norma e interesit të rritet dhe bankat qendrore evropiane priten të kalojnë në politika kontraktuese. Kjo, ndikoi edhe daljen në treg të një norme më të lartë.
Siç thashë për të mbështetur nevojat e këtij fundviti dhe ato të vitit të ardhshëm. Borxhi nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por ka edhe elemente pozitive. E para është se ajo përkthehet në investime dhe rritje ekonomike. Nga ana tjetër, një tregues i rëndësishëm është raporti i rritjes ekonomike me deficitin. Ky raport duhet të jetë i barabartë me 1. Pra borxhi duhet të justifikohet me rritje të qëndrueshme ekonomike. Sigurisht që ky është një tjetër raport që ka përmirësime nga viti në vit dhe në vitin 2020 treguesit kryesorë patën një goditje të madhe pandemia dhe tërmeti.
Në fund të vitit 2021 presim që 82.2% dhe më pas të vijojë rënia graduale ku do të jetë 1 % për çdo vit, por synimet tona janë që të jetë më e ulët. Në dy daljet e kaluara, afati i maturimit ka qenë 7 –vjeçar, ndërsa në daljet e mëparshme afati i maturimit ka qenë 5-vjeçar. Për këto synime do të punojmë vitin e ardhshëm”, tha Ibrahimaj.