Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 67-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se, 35-vjeçari Mandi Prifti është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërkohë që babai i tij Pirro Prifti, është transportuar për në spital.
Mësohet se 67-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin kirurgjikal të Elbasanit.
Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka shmangur agravimin e situatës që mund të çonte në pasoja më të rënda.