Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bërë të ditur se ka zgjeruar informimin transparent për qytetarët, së fundmi edhe përmes hapjes së rrjetit social Twitter.
Përmes një njoftimi SPAK vlerëson se do të përshkallëzojë nga thjeshtë Marrëdhënie me Mediat në mënyrë graduale në Komunikim me Publikun.
Njoftimi i SPAK
Hapja e medias sociale Twitter nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vjen si një hap i parë drejt një komunikimi transparent dhe të përgjegjshëm me qytetarët dhe publikun. Një nga objektivat e Strategjisë së Komunikimit të SPAK është të qenurit të hapur dhe pranë qytetarëve; në funksion të këtij objektivi, SPAK do të përshkallëzojë nga thjeshtë Marrëdhënie me Mediat në mënyrë graduale në Komunikim me Publikun.