Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ajo që ai e cilëson ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon.
Rama shprehet se ajo është e ndërtuar me standartet e nevojshme për tregun japonez. Ai thekson se falë politikave mbështetëse të peshkimit janë 5-fishuar eksportet e prodhimeve të detit.
“Ferma spektakolare e kultivimit të tonit për eksport në detin Jon, e ndërtuar dhe menaxhuar me superstandardet e nevojshme për tregun japonez.
*Falë politikave mbështetëse të peshkimit i kemi thuajse pesëfishuar eksportet e prodhimeve të detit dhe do të vijojmë t’i rrisim më tej, vit pas viti”, shkruan Rama.