Në një takim me kryetarët e bashkive në vend, Kryeministri Rama ngriti problemin e plehrave, veçanërisht për zonat bregdetare, por jo vetëm.
Ai paralajmëroi se ndaj kryebashkiakëve që nuk marrin masa për menaxhimin e mbetjeve dhe dërgimin e tyre në pikat e përpunimit, do të merren masa deri në marrjen e bashkisë nga administrimi dhe ndjekjen penalisht.
“Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me ju për këtë. Por fjalët po shterojnë. Ne do të ecim edhe me sanksione dhe snaksionet do të shkojnë deri në marrjen në amdinistrim të bashkisë dhe çuarjen e kryetarit në prokurori. Ky do të jetë fundi i udhëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që të na garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë”, tha Rama duke shtuar se të gjitha pikat fundore të përpunimit të mbetjeve tashmë janë