“Kemi dorëzuar projektin e shtëpisë muze të Dritëroit, besoj se në këtë 90-vjetor të tij ne do të arrijmë qëllimin për të nxjerrë financimin e krijimit të muzeut”, u shpreh per mediat kryetari i bashkisë, Eduart Duro.
Në këtë 90 vjetor të tij shtëpia qëndron njësoj, si një gangrenë pa histori.
Ceremonia e përvitshme nuk u mbajt në ndonjë muze, apo pranë ndonjë bustit të Dritëroit të madh por në një lokal dasmash.
Miqtë e shkrimtarit të madh tregojnë se muzeu ka qenë një kërkesë e vetë Dritëro Agollit.
Endri Fifo Këngëtar “Une isha mik me Dritëroin dhe sa herë shkoja në Tiranë e kisha për detyrim që ta takoja, më tha “ç ‘behët me atë muze”. Arritën deri aty ku e shpërfytyruan atë muze, kishin futur qepë e dreq.
“Ka vite që ne këtë e kërkojmë por Shoqata “Devolli” dhe vet qytetarët devollinj kanë veç fjalën, kërkesën, dëshirën. Ata që kanë investimin, buxhetin dhe paranë janë pushteti lokal e pushteti qendror. Ne nuk kemi reshtur se kërkuari që vitin 2002”, tha Guri Seferi kryetar i shoqatës kombëtare “Devolli”.
Ndryshe nga më parë, tani kryebashkiaku Duro thotë se gjithçka ngelet ne dorën e ministrisë, pasi pushteti lokal është në gatishmëri për gjithçka i lejon ligji.
“Ndërtesa ka nisur rikonstruksionin e saj që prej vitit 2001 e ende nuk ka përfunduar. Nga bashkia Devoll është angazhimi maksimal për vënien në dispozicion të kësaj shtëpie. Kapacitetet për ta kthyer në një qendër muzeale janë detyrim i ministrisë së kulturës”, tha Eduart Duro.
Nëse do të kërkoni diçka për të kaluarën e Dritërorit, fëmijërinë, në fshatin e tij të lindjes është e pamundur. Aty asgjë nuk ekziston, përveç fjalisë “jam nga fshati i Dritëroit”!/Euronews Albania