TIRANË
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e Holandës në vendin tonë Reinout Vos, ku në fokus të bisedës duken se kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, por edhe bashkëpunimi.
Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se ka ndarë me diplomatin holandez shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan kreu i PD.