Ndonëse ai ishte një kryebashkiak që hapi dyert për refugjatët, drejtësia italiane e dënon me 13 vite burg i akuzuar se ka ndihmuar emigracionin e paligjshëm.
Bëhet fjalë për Domenico “Mimmo” Lucano, ish-kryebashkiaku i Riace, një qytet i vogël në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, i cili pas vendimin të gjykatës u mirëprit nga mbështetës të shumtë .
“Nuk mund ta duroj. Rrugët janë plot me njerëz të zemëruar, duan t’i shkruajnë Papës, Presidentit të Republikës, kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, tha Domenico Lucano ish-kryebashkiak i Riace.
Prokurorët pretenduan se Lucano lehtësoi martesat midis burrave të Riace dhe emigranteve të huaja për të marrë lejet për të jetuar në Itali.“Unë jam i bindur se në fund Mimmo Lucano do të shfajësohet. Një njeri i drejtë, antitezë e një krimineli, njeri që hapi zemrën dhe komunitetin e tij për njerëzimin. U shqetësova nga dënimi””, tha Luigi Di Magistris, kryebashkiak i Napolit. Kur Lucano ishte kryebashkiak i Riace, ajo u quajt “qyteti i mirëseardhjes” për emigrantët.
Lucano ka mohuar akuzat për shpërdorim detyre. Avokatët do të apelojnë dënimin dhe ai nuk do të burgoset deri në pritje të apelit përfundimtar.