Quhet biletul de sanatati, në rumanisht do të thotë “biletë e shëndetshme”: ju duhet të bëni 20 “squats” ose përkulje në gjunjë brenda afatit kohor prej dy minutash për të hipur në autobusë ose në mjete tjera të transportit publik në qytetin e Cluj Napoca pa paguar.
Sporti në këmbim të shërbimeve publike: beteja kundër obezitetit dhe ushqimit të rrugës “junk” vjen nga Rumania, Transilvania një qytet universitar me të paktën 800 mijë banorë, një nga më të rëndësishmit në vend, i administruar që nga viti 2012 nga kryebashkiaku Emile Boc, i Partisë Liberal Demokratike.
është ai që vendosi në fund të gushtit “biletul de sanatate”, duke dhënë shembullin e parë: këmishë dhe pantallona, Emile Boc përuroi “biletul” me 20 “squats” në më pak se dy minuta dhe me një kërcim menjëherë pasi hipi autobus për një turne në qytet. Misioni është i thjeshtë: për të inkurajuar banorët që të luajnë sport dhe të ndjekin një mënyrë jetese më të shëndetshme kundër ushqimit junk dhe një mënyrë jetese sedentare.
Projekti është eksperimental dhe do të zgjasë deri në fund të vitit: i lindur nga një ide e shoqatës kombëtare që organizon festivalin sportiv (i fundit u krijua në Cluj Napoca), mjaftoi vetëm një marrëveshje me Bashkinë dhe me kompanitë e pavaruara të transportit publik. Makinat e shpërndarjes “biletul” janë instaluar tashmë në stacionin qendror të Cluj dhe secila kushton 20 mijë euro financuar nga një sponsor privat.
Pa hile: një aparat fotografik i instaluar në krye të makinës kontrollon kohën dhe numrin e “squats”. Nëse gaboni, nuk merrni biletë: sa më shumë “squats” të bëni, aq më shumë bileta merrni falas. Deri më tani nisma po arrin sukses: në javën e parë të shtatorit u lëshuan 1.525 “bileta shëndetësore” dhe 30.500 “squats” të kryera brenda kohës së caktuar.
Vlen për tu theksuar se të moshuarit përjashtohen nga “biletul”,ata nuk paguajnë: në Rumani, mbi 60 vjeç udhëtojnë falas me transport publik.
“Ky është viti i dytë që ne e përsërisim këtë nismë – shpjegon kryebashkiaku Emile Boc – ne duam t’i frymëzojmë njerëzit të luajnë sport dhe numrat na dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur”
https://t.co/ZGYx7zG9Ip Starting Monday, Cluj-Napoca residents who accept the challenge of doing 20 squats get a free bus ticket #RomaniaInsider pic.twitter.com/EQNFIjtRK6
— Romania-Insider.com (@romania_insider) August 24, 2021