Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” bëri një vëzhgim në Komisariatin e policisë Shkodër dhe Fier.Shumica e makinave, që hynin brenda parkimit të komisariatit Shkodër, ishin me targa të huaja, ndërsa disa të tjera qarkullonin me targa, që nuk ekzistojnë. Një automjet, që në bazë të sistemit të targave duhej të ishte “renault “ në realitet i përkiste një makine Ëolksëagen golf 4. E njejta situatë edhe në komisariatin e Fierit, ku makina të efektivëve të policisë, qarkullonin me targa të huaja apo pa paguar taksat.
Presidenti i Francës Makron është qëlluar me vezë në Lion, teksa ecte për në panairin ndërkombtar të hotelerisë dhe ushqimit.Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është filmuar duke lotuar, pas humbjes së partisë së saj në zgjedhjet e të dielës. Presidenti amerikan Biden ka bërë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19.Kryebashkiaku i Banja Lukës në Bosnje është filmuar duke i mësuar këshilltares, sesi të kalërojë, ndërsa kjo e fundit i kishte hipur mbi kurriz në zyrë. Kryeministri Rama në një konfrencë për shtyp me presidenten e KE-së, Von der Lyen, deklaroi, se ne jemi në dashuri me BE-në, dhe kur do dikë, nuk i thua dot më merr tani, ose do shkoj me atë tjetrin.
Jemi në koshtin dhe cerdhen “Cufo dhe Bubi kacurrel”, që ndodhet në njësinë numër 12.Një zonjë, që kërkon të mos identifikohet, shpreh shqetësimin, se nuk mund të regjistrojë dot fëmijën në kopsht. Drejtoresha thotë, se në bazë të një vendimi të Këshillit Bashkiak, kanë prioritet fëmijët, të cilët i kanë në punë të dy prindërit.Zonja thotë, se është pa punë, por në kushtet, kur nuk ka ku të lerë fëmijën, e ka të pamundur të kërkojë një punë.Për këtë rast pyesim edhe Drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Cerdheve dhe Kopshteve, Tiranë.Zhaneta Beqiri shprehet, se kopshti në fjalë ka shumë kërkesa, ndaj është e pamundur të sistemohen të gjithë fëmijët.Pas ndërhyrjes së “Stop” zonja mundi ta regjistrojë Noelin në kopshtin “Cufo dhe Bubi kacurrel”.