Në Tiranë ishte sot për një vizitë zyrtare kancelarja gjermane Angela Merkel. Përpos anës protokollare, “Stop” tregon disa nga detajet, që kaluan pa shumë vëmendje.Dera e automjetit, me të cilin udhëtonte Merkel, u hap me vështirësi. Më pas, gjatë takimit me kryeministrin Rama, ky i fundit i zgajti dorën kancelares, po mori prej saj grushtin, për shkak të pandemisë së covid 19.Më pas gjatë ekzekutimit të himneve të dy vendeve, Rama e Merkel u panë të ulur në karrike, si për të shmangur incidentin, që i ndodhi kancelares Merkel, me dridhjen gjatë pritjes zyrtare të presidentit të Ukrainës në qershor 2019.
Një i ri është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi thotë, se ka mbetur i shokuar, kur pasi hoqi një dhëmballë në një klinikë dentare, i kërkuan 100 mijë lekë të vjetra. “Stop” me kameran e vet shkon te kjo klinikë dentare, ku na thuhet, se cmimi varion. Mbi të gjitha, në këtë klinikë nuk është afishuar asnjë listë cmimesh.Gjatë një vëzhgimi në klinkat dentare në kryeqytet vumë re, se cmimet variojnë me disafish, për të njejtat shërbime.Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda thotë, se ka abuzime nga klinikat dentare. Sipas tij, në rastet, kur dentisti nuk është transparent me qytetarin për tarifat e shërbimit, ai del para komisionit të disiplinës. Cmimi duhet t’i tregohet qytetarit më parë dhe duhet të jetë i njejtë për të gjithë.
Një qytetar i Tiranës, banor i njësisë numër 6 në Yzerbisht, tregon, se në lagjen e tij,vlon ahengu cdo natë pa pushim, edhe në oraret kur duhet të nisë ora policore.Ai tregon, se situtata u bë e papërballueshme, ndaj iu drejua Komisaritatit dixhital. Pas disa minutash vjen patrulla e policisë, hyn te subjekti në fjalë, dhe sic hyn del pa marrë asnjë masë. Ndërkohë që në telefon, qytetari merr përgjigjen nga aplikacioni, që nuk konstatohet asnjë problem.Pasi nuk shpëtoi nga halli, denoncuesi iu drejtua sërish më një raportim aplikacionit të komisariatit dixhital, por situata u përsërit.Patrulla e policië vjen e ikën dhe në telefon i vjen mesazhi, se nuk ka ndotje akustike.Në këto kushte, qytetari u dorëzua, zuri veshët me pambuk dhe u drejtua në emisionin “Stop” për të sensibilizuar institucionet.