Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se bazuar në nivelin e deritanishëm të infeksionit, nuk ka probabilitet për shtyrje të afatit të hapjes së shkollave.
Më tej ajo theksoi se në javët në vazhdim do të ketë një shtim të kontrolleve për zbatimin e aktit normative për parandalimin e përhapjes së pandemisë, kryesisht në lidhje me përdorimin e maskës në ambiente publike.
Ajo u shpreh se” “Në supermarkete shohim shumë veta pa maska. Në radhë të parë zbatimi i masave është problem individua. Duhet të mbrojmë veten tonë dhe pjesën tjetër. Kemi detyrim kontrollin e masave dhe bashkëpunimi me strukturat që kanë për detyrë këtë punë kanë vazhduar kontrollet. Në ditët në vazhdim do intensifikohet për të aplikuar penalitetet që përmban ligji.
Për nivelin e infeksioneve që është sot shkollat do të hapen atëherë kur është parashikuar”.