Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka lexuar pak më parë vendimin për kryebashkikaun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Celibashi, deklaroi se Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar, duke shtuar se vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria. Kështu KQZ vendos që Ismailaj të qëndrojë si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës.
“Vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria. Ata na kanë thënë se vepra për të cilin ai është dënuar në Greqi, dënohet maksimalisht me gjobë në Shqipëri”, tha ai.
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi