Maturantët kanë nisur një protestë para ministrisë së Arsimit. Ata kanë bllokuar rrugën e “Durrësit” duke shprehur pakënaqësi për testin e matematikës i cili u zhvillua dje.
Maturantët kërkojnë uljen pikëzimit ose përsëritjen e testit, pasi sipas tyre, provimi ka qenë i vështirë. Ata thërresin “duam drejtësi”, teksa theksojnë se do të qëndrojnë ulur në rrugë deri sa të marrin një përgjigje se si do të veprohet nga ana e ministrisë për testin e matematikës.
“Pyetjet nuk përputheshin me modulin e nxjerrë”, shprehet një nga maturantë