Në vend të babait vaksinon gabimisht 9-vjeçaren, pushohet nga puna mjeku.

Një mjek në Gjermani është pushuar nga puna, pasi gabimisht vaksinoi një vajzë 9-vjeçare kundër Covid në një qendër në Bobingen të Bavarisë. Kjo është një praktikë e paautorizuar në Gjermani, ku vaksina injektohet vetëm nga mosha 12 vjeç e sipër.

Mjeku u padit për lëndime nga pakujdesia dhe u pushua menjëherë nga puna. Ai i kërkoi falje babait të fëmijës, i cili duhet të ishte marrësi i vërtetë i dozës së vaksinës, duke deklaruar se ai e kuptonte që fëmija konsiderohej i rrezikuar.

Në radion lokale, babai tha se mjeku e pyeti vajzën e tij nëse ajo kishte frikë nga injeksionet kur ata gjendeshin në kabinën e vaksinimit dhe më pas i dezinfektoi krahun e vajzës .

Ai mendoi se ishte një shaka, por pa më pas se doktori i injektoi shiringën me Biontech fëmijës së tij̵.

Lajmi u raportua nga media kombëtare në Gjermani. Deri më tani, fëmija që po mbahet nën vëzhgim mjekësor, nuk ka paraqitur ndonjë efekt anësor.

Avokati i qendrës së vaksinimit tha se mjeku supozoi se fëmija ishte një pacient që kishte nevojë të vaksinohet pasi bënte pjesë në personat me rrezikshmëri të lartë.

 

Të Fundit