Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur nga Durrësi në nisjen e stërivtjes ‘’Defender Europe 21’’ të NATO-s dhe vendeve aleatë.
Rama thotë se kjo stërvitje është unikale pasi shënon një ngjitje të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA dhe NATO.
Ai garanton SHBA-në dhe NATO-n se Shqipëria pavarësisht se në forca numerike nuk i ofron shumë aleancës, qëndron besnikërisht krah tyre.
‘’I dashur dhe shumë i dneruar gjeneral Ëalters, është një lumtur ie veçantë që të kemi këtu. Për vlerësimin për përpjekjen e veçantë kundër pandemisë.
Shumë i nderuar që të kemi kaq yje këtu. Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm , i punës së përbashkët. Ësthë pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. I vlerësojmë marrëdhëniet e shkëlqyera, fakti është se mund të jenë edhe ëm të shkëlqyera falë një besimi të madh, ndërveprimi reciprok.
Gjenerata jonë u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë të shkelnit në këtë vend. U brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë, por mbarë botës.Për gjeneratën tonë, është vërtet një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve, të asaj bote të vogël të errët dhe komplet të izoluar, dhe kësaj ku mund të mirëpresim me krenari e respekt, miqtë e partnerët tanë amerikanë.
Dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, do doni të riktheheni përsëri. Shqipëria nuk është i këshilluar për të ardhur, për shkak të stereotipeve. Por kush vjen, dëshiron të rikthehet. Kam shumë besim që do të ndodhë edhe me ju. Jo vetëm në kapacitetin tuaj të lartë, por dhe miqve shumë të respektuar.
Besoj që ne të gjithë së bashku duhet të mbajmë parasysh, është t’i përcjellim gjeneratave të tjera këtë amanet për të ardhmen e vendit tonë, dhe botës së madhe që duan të jetojnë në liri e demokraci. Amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë e demokracinë, duke u investuar që të bëjmë më shumë për brezin e ri, ti japim brezit të ri, këtu, në rajon e kudo mundësinë që të mund të edukohet me vlerat, parimet e standardet e Forcave të Armatosura të NATO-s.
Shumë faleminderit, moment historik për ne, na mbush me krenari e përgjegjësi, do vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush, si një vend që nga pikëpamja numerike nuk ju ofrojmë shumë, por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë. Dëshirojmë të jemi gjithmonë e më të denjë, brenda kësaj aleance. Shumë faleminderit. Suksese në këtë stërvitje unikale në historinë e marrëdhënieve tona, për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë rajonit, dhe përtej saj kushdo që ka nevojë për përgjigje pë qëndrimin tonë në këta aleancë në krah të SHBA, dhe vendet e tjera që për lirinë e demokracinë paguajnë çdo çmim.’’- tha Rama.