TIRANË
Partia Socialiste do të nisë të hënën procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Burime nga maxhoranca bëjnë të ditur se në fillim javën e ardhshme, PS do të bëjë gati letrat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i kreut të shtetit.
Ndërkohë në një postim në tëitter Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqjen e Presidentit Ilir Meta.
Balla shkruan se me ‘Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht!’. Gjithashtu Balla paralajmeron se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave, mazhoranca do t’ia bëjë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!
Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!