‘’Nuk u bë nami’’, Balluku zbulon negociatat me kontrollorët: S’janë të gjithë një mendje, sot e ulën traun dhe e bënë ‘tokë e xanun’

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbuluar detaje nga negociatat me kontrollorët e Albcontrol mbrëmjen e kaluar dhe sot.

Ajo thotë se një prej kontrollorëve dje kishte thënë ‘’Po ne 60 jemi, nuk u bë nami’’. Balluku shton se jo të gjithë janë një mendje, por sot disa prej tyre në mbledhje detyruan të gjithë të çoheshin dhe dilnin jashtë pasi nuk i plotësohej kërkesa për pagën që donin.

Ajo thekson se sot përfundimisht kontrollorët e nxitur politikisht ulën traun, dhe e bënë hapësirën ajrore shqiptare si ‘tokë të xanun’.

 

‘’Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, po ne 60 jemi ne nuk u bë nami.

 

Masat që parashikojnë Kodi i Punës, do merren masat që parashikon ligji. Do mundohemi ta zgjidhim situatën sa më parë, kemi plan për zgjidhjen e situatës. Situatë e paprecedentë, njerëzit që kanë pasur përgjegjësi dhe janë të pakënaqur me pagat, do marrim masat që do ju deklarojnë më vonë. Do ju lajmërojmë më vonë kur do jetë koha e hapjes.

Për të thënë të drejtën, s’jam marrë me Beçhetin, nuk ak qenë në portofolin tim, kam qenë shumë e zënë.

Asetet e shtetit shqiptar nuk janë të bllokuara, as Albcontrol. Kam qenë shumë e zënë, me këtë problem që i prek gjithë shqiptarët.

Momenti i marrjes së një kontrolli në punë. Kontrollori punësohet kur është student, ka një pagë më të ulët bazë kur është student, ka një rrogë të lidhurm ,e mlicencën paguhet me përqindje tjetër pasi është kontrollor aktiv. Kanë dhe shtesa të tjera, prej vështirësisë, eksperienëcs.

Punonjësit e Aviacionit Civil e kanë pagën 800 mijë lekë, jetojnë nga të ardhurat që marrin nga navigimi ajror. E paguan gjatë mungesën e trafikut, u rishikua paga.

Ky është plani si do rishikoheshin pagat e Albcontrol. Aviacioni Civil nuk e pati kaq problem, kurse këtu kemi grevë në thyerje të pastër. Shpresoj që herën tjetër që do flasim të kemi lajme të mira për hapjen e fluturimeve. Ky nuk është rast për t’u përfshirë politika. Ky është rast që duhet të lini politikën jashtë.Është prekur çdo qytetar, nga presioni dhe shantazhi që bëjnë një grup njerëzish. E dinë që janë vetëm ata, janë kapje shteti. Ata nesër në mëngjes mund të zgjohen  e të thonë duam 10 mijë dollarë, nuk mjaftojnë. Pyetja është nga do vijnë këto para. Nga duhet të vijnë?

Shteti nuk ka pasur, nuk ka, s’ka lidhje financiare mes shtetit dhe Albcontrol. Është e përcaktuar qartë. Nuk i ka dhënë kurrë asnjë lekë. Si mundet që të dalë një grup njerëzish e të thonë, duam 2 milion e 500 më shumë, ose këtu s’fluturon asnjë. Ça është kjo? Tokë e xanun? Sot e ulën traun, dhe është tokë e xanun. Hapësira ajrore shqiptare nuk qenka e shqiptarëve, por e këtyre grup njerëzish. Nesër në mëngjes mund të ngrihet e të thotë dua 6 mijë dollarë.

Gjithçka do paralizohet, se 60 veta, pasi 60 nuk janë të kësaj mendje. Dilni jashtë, çohuni dilni. Kanë marrë peng. Duan lekë më shumë, janë taksidarë. Si ai i parkimit që s’të linte e të thoshte dua 5 mijë lekë. Realisht keni pyetje dhe juve, nëse është e drejtë apo jo. Janë të nxitur politikisht. shoh reagime. ‘’- tha Balluku.

Të Fundit